Avokati Adriatik Lapaj shkroi në fejsbuk se pushteti dhe opozita janë angazhuar në përbaltjen e figurës së tij.
Lapaj thekson se sulmet janë të orkestruara me qëllim dekurajimin e mbështetësve të tij të cilët po presin t’i bashkohen partisë së re politike që ai pritet të prezantojë së shpejti.
“Pasi e morën peng vendin me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe e kthyen përfundimisht shtetin në kompani private të klasës sunduese filluan e ndan konçesione pa doganë. Konçesionet janë burimi parave të pushtetit të tyre, e që ne i paguajmë çdo ditë. Me paratë tona ata pasurohen në mënyrë “të ligjshme” e me këto para “të ligjshme” blejnë votën në zgjedhje, rrahin kur duan përmes bandave që mbajnë vërdallë, shajnë përmes lukunis së lehësve profesionist kur guxojmë të flasim të vërtetën. Lëshohen e kërkojnë llogari te ata që guxojnë t’i refuzojnë, ndërkohë që heshtin e hollojnë zërin ndaj pengmarrësve të atdheut dhe të gjitha këto me paratë tona.
Guxo po ta mbajti se të bëjnë të zi më shumë se e zeza. Të qepen e mallkojnë a thua se 32 vite i ke shtypur e vjedhur ti. Përse? Se ke thënë të vërtetën. Se po u thua njerëzve që gomari nuk fluturon.
Si zgjidhet? Me bashkim. Duke mos ruajtur cepin e sigurtë, por duke u rreshtuar me të drejtën. Nëse qenëria bashkohet atëhere dhe populli duhet të bashkohet e t’i dërgojë për skrap.” – shkruan ai.