Adriatik Lapaj, i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka bërë deklarata të forta pasi përfundoi në spital pas një përplasjeje me policinë gjatë një proteste.

Lapaj deklaroi se nëse atij i ndodh diçka, përgjegjësinë e mban kryeministri Edi Rama dhe familja e tij. Ai iu referua incidentit ku, sipas tij, një bombol gazi i ra në kokë gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë, duke e lënë të lënduar dhe duke e detyruar të marrë ndihmë mjekësore.

Debati u zhvillua gjatë një diskutimi mbi mungesën e masivitetit të protestave dhe qëndrimet e forcave të reja politike. Moderatori Ylli Rakipi ngriti pyetjen mbi vështirësitë e opozitës për t’u bashkuar dhe efektin e protestave, duke përmendur edhe incidentin me bombolën e gazit.

Në reagimin e tij, Lapaj u shpreh se ngjarja nuk mund të trajtohet si një incident i zakonshëm:

“Unë nuk jam njeri pa njeri. Nuk mundet që policia e shtetit të sillet si bandë, të më rrezikojë jetën, kur nuk kam kryer asnjë krim, dhe kjo të kalojë pa përgjegjësi. Nëse ndodh diçka, përgjegjësi mban Rama dhe familja e tij. Prindërit e mi nuk ia kanë borxh askujt,” deklaroi Lapaj.

Ai shtoi se ngjarja nuk është diçka që mund të relativizohet apo të harrohet lehtë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *