Mediat kroate e cilësojnë si të përmbyllur marrëveshjen për kalimin e Adrion Pajazitit në radhët e Hajdukut të Splitit.
Mesfushori i kombëtares shqiptare ishte afër kalimit te Rijeka, por situata ndryshoi në ditët e fundit, ndërsa projekti i Hajdukut e bindi 22-vjeçarin të ndryshonte mendim.
Pajaziti pati një sezon të mirë me Goricën, ku shënoi edhe gola me peshë, ndërsa trajneri Garsia duket se i ka ofruar një rol qëndror te Hajduku.
Pajaziti kalon si lojtar i lirë në radhët e skuadrës nga Spliti, ndërsa në këtë ekip do të jetë shok skuadre me Ivan Rakitiç.