Biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli, është paraqitur sot paradite në ambientet e Prokurorisë së Tiranës. Sipas burimeve, Pacolli është thirrur për t’u marrë në pyetje në lidhje me një çështje hetimore që lidhet me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Gjatë javëve të fundit, situata për biznesmenin nuk ka qenë e qetë, pas përplasjeve me ortakët e tij, pjesë e konsorciumit koncesionar që po ndërton aeroportin.

Në thelb të ngërçit që ka bllokuar punimet, qëndron një konflikt mes dy aksionerëve për ndarjen e kuotave. Aktualisht, Behgjet Pacolli zotëron 98% të aksioneve nëpërmjet shoqërisë Mabco, ndërsa Valon Ademi, përmes kompanisë 2A Group, zotëron 2%. Megjithatë, Ademi pretendon se i takojnë 47% e aksioneve.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Pacolli reagoi ashpër ndaj noteres Selimi, duke e akuzuar se ka falsifikuar aktet e transferimit të aksioneve, ndërsa theksoi se nuk e ka takuar kurrë atë personalisht.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *