Ish-nëndrejtori i Policisë së Shtetit në vitet 2005-2013, Agron Kuliçaj u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.
Mësohet se Kuliçaj do të pyetet për ngjarjet e 21 Janarit të vitit 2011.
Kuliçaj në atë periudhë ishte ndër të akuzuarit kryesorë nga opozita për dhunën e përdorur gjatë prrotestuesve pas mbylljes së protestës ku mbetën të vrarë 4 persona.

Nuk dihet nëse Kuliçaj është thirrur në cilësinë e personit në dijeni apo si i pandehur në këtë dosjje hetimore.