Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar ne një intervistë me Çim Pakën, se do të rikthehet në Shqipëri vetëm në momentin kur Edi Rama të mos jetë më në krye të qeverisë, duke e cilësuar qëndrimin e tij si një vijë të pakapërcyeshme personale dhe politike.

Gjatë një interviste në Syri TV, Ahmetaj ka zbuluar se kritikat ndaj kryeministrit Rama nuk kanë ardhur vetëm nga opozita, por edhe nga figura të rëndësishme brenda vetë Partisë Socialiste. Ai rrëfeu një bisedë private me ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, i cili, sipas tij, e kishte vënë në pikëpyetje pranimin e postit të zëvendëskryeministrit.

Sipas Ahmetajt, Bushati i ka thënë hapur se Rama ishte i padenjë për të drejtuar shtetin dhe se, nën drejtimin e tij, pushteti ishte dorëzuar në duart e krimit të organizuar. Këto deklarata, sipas ish-zv.kryeministrit, pasqyrojnë një realitet të njohur prej kohësh brenda strukturave drejtuese të PS-së, por që nuk është artikuluar publikisht.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *