Që nga dita e djeshme, Arben Ahmetaj ka përfunduar në lupën e Interpolit pasi akuzohet për tre vepra penale.
Policia e Shtetit i dorëzoi Interpol Tiranës kërkesën për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar, por Partia Socialiste duket se vijon t’i ofrojë sërish një mburojë.
Ish-numri dy i qeverisë vijon të jetë zyrtarisht pjesë e grupit parlamentar dhe e strukturave të kësaj partie, pasi refuzoi dorëzimin vullnetar të mandatit të tij.
Një standard krejt i ndryshëm ky nga rasti i Saimir Tahirit.
Ish-ministri i Brendshëm u përjashtua zyrtarisht nga funksionet parlamentare dhe ato partiake pas nisjes së hetimeve ndaj tij.