Në intervistën ekskluzive dhënë në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Ahmetaj vuri në pikëpyetje moshetimin e rrëmbimit të Daniel Shimës nga ana e Altin Dumanit.
Ahmetaj u shpreh gjithashtu se të gjithë tenderat në vend janë të paracaktuar dhe se ëahtë vetëm ndërhyrja e ndërkombëtarëve që ka bërë të mundur hetimin dhe ndjekjen e dosjes Ballulu.
Ahmetaj: Pra, të dashur shqiptarë, ja mo shikojeni.
Shikojeni. Kjo është. Le t’i hyjmë, nuk kam manual. Debati im ka qenë dyfish për, këtë ta jap patjetër. Debati im për, për në raport me AKSHI-n kur kam qenë ministër i Financave kam qenë, ka qenë një, duhet planifikuar afatgjatë, dy, do manual real, jo të kërcejnë kostot nga shtatë herë. Po. Dhe një gjë tjetër, meqë po flasim për infrastrukturën kritike dhe për AKSHI-n, se e kaluam. Mirëpo, mund të më thoni si ka mundësi që zoti Dumani nuk heton brenda të njëjtës strukturë kriminale rrëmbimin e Danielit. Po mirë mo, po tallje me popullin shqiptar është kjo? Si ka mundësi mo? Danieli është rrëmbyer pasi është rrëmbyer Gerondi, në kohë.
Çim Peka: Dhe pasi Gerondi ka dëshmuar para Dumanit në SPAK.
Arben Ahmetaj: Po është e çuditshme. Unë po të isha në vend të tij nuk do guxoja ta bëja këtë, se një ditë do të dalin. Është e njëjta gjë si ai prokurori tjetër i SPAK-ut, që ne nuk e dimë kush ka qenë, por e dimë që s’ka qenë vëllai i kryeministrit. Le ta heqin njëherë vëmendjen partnerët nga SPAK-u. Nga këto fraza do dëgjoni pafund, për dosjet më të mëdha në botë. 16.000, 160.000 faqe, po deshe ti. Një i kaq shkasin. Për një muaj do ishte djegur, do ishte parashkruar tuneli. I llogaris. Për një muaj. Për një muaj.
Çim Peka: Për një javë.
Arbën Ahmetaj: Okej, për një javë. Urdhëro dhe këtë.
Çim Peka: Po marrësh. Po vazhdojmë me këtë.
Arben Ahmetaj: Ke, aty ke dhe tek monitorimi i rrugëve që një kamerë e mbështjellë në sistem, flas, 52.000 euro.
E njëjta strukturë, e njëjta strukturë që del tenderi, pastaj anullohet, pastaj futet një partner turk, pastaj, pastaj, pastaj, pastaj.
E njëjta strukturë, nuk ka tender që nuk është i orientuar. Nuk ka tender.

