Ish-zv.kryeministri hodhi sërish akuza nga ekzili ndaj ish-eprorit të tij, si ideues dhe zbatues i projektit të kanabizimit të vendit gjatë intervistës së tretë për gazetarin Çim Peka.

Arben Ahmetaj akuzoi Edi Ramën se gjatë një mbledhjeje qeverie në Durrës kishte propozuar kanabizimin e Shqipërisë me një plan konkret, por ishte kundërshtuar nga 5 anëtarë të kabinetit.

“Kanë qenë 5 veta që e kanë kundërshtuar atë që po ndodhte me kanabizimin e vendit. Unë kam qenë më i zëshmi, edhe për shkak të natyrës time. Por 5 ministra e kanë kundërshtuar. Erion Veliaj ka qenë ministër, e ka kundërshtuar. Saimir Tahiri, që e bënë ‘kokë turku,’ edhe me treçerek të zërit e ka kundërshtuar. Ditmir Bushati e ka kundërshtuar, Damian Gjiknuri e ka kundërshtuar. Unë e kam superkundërshtuar. Kanabizimi i vendit është produkt i kreut të organizatës. Këta 5 ministra dhe të tjerë që nuk pipëtinin kanë kundërshtuar,” u shpreh Ahmetaj.

By Editor