Protestuesit e opozitës u mblodhën sërish natën e kaluar në rrugët e Novi Sadit dhe të Beogradit, ku u shënuan përplasje me forcat policore dhe me mbështetës të presidentit Aleksandar Vuçiç.
Me thirrjen “Ai ka mbaruar”, protestuesit u zotuan se nuk do të ndalen deri në largimin e presidentit serb nga pushteti. Në Novi Sad, ata sulmuan dhe thyen një zyrë të partisë së Vuçiç.
Ky qytet konsiderohet epiqendra e mosbindjes civile që nisi para nëntë muajsh, me protesta masive në Serbi të udhëhequra fillimisht nga studentët.
Vuçiç, nga ana e tij, i ka cilësuar protestat si të orkestruara nga jashtë Serbisë. Mbështetësit e tij janë përplasur dhunshëm me protestuesit në disa raste.
Dy ditë më parë, Vuçiç deklaroi se nuk do të rikandidojë për postin e presidentit, por se do të mbetet aktiv në jetën politike, pa sqaruar se në çfarë roli konkret do të angazhohet në të ardhmen.