Akademiku serb, Dushan Teodoroviç tha për “Danas” se Serbia po paguan papërgjegjshmërinë e vendimeve të presidentit Aleksandër Vuçiç.
Ai theksoi se tashmë është fakt se Serbia e ka humbur Kosovën dhe çdo përpjekje e Vuçiçit për të krijuar trazira në Kosovë do të ketë pasoja për Serbinë.
“Edhe situata aktuale në Kosovë pa dyshim është si rezultat i vendimeve të njëanshme të një njeriu narcizist dhe arrogant, që për arsye të panjohura për mua ia ka caktuar vetes një rol mesianik.”- ka thënë Teodoroviç.