Akademiku serb, Dushan Kovaçeviç e cilësoi Albin Kurtin si instrument të perëndimit për të dëmtuar Serbinë. Kovaçeviç u shpreh se Kurti në botëkuptimin e tij udhëhiqet nga urrejtja për Serbinë çka e bën të pamundur dialogun normal me të.

“Kurti është fanatik i rrezikshëm. Urrejtja e tij e fshehtë për Serbinë duhet të menaxhohet nga ata që punojnë me të. Ai e projekton veten si krijues i shtetit të Kosovës dhe perëndimi po e inkurajon atë në një proces që synon rrënimin e Serbisë.” – tha ai.

Kovaçeviç foli dhe për skenarë lufte ku ai propozi krijimin e Legjionit të Pleqve që përfshin burrat mbi 60 vjeç të cilët do të merrnin armët të parët për të mbrojtur Serbinë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *