Një punonjës i Ndërmarrjes së Shërbimeve në Komunitet në Gjirokastër ka humbur jetën në Spitali Universitar i Traumës, disa ditë pasi u plagos rëndë gjatë një aksidenti në vendin e punës.

Viktima, me inicialet D.K., 55 vjeç, ishte rrëzuar më 3 mars nga kati i dytë i një godine private në lagjen “Zinxhira”, ndërsa po kryente punime për pastrimin e objektit, i cili ishte sekuestruar nga një bankë. Si pasojë e rënies ai pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Shtetit arrestoi tre persona, të dyshuar për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ndërkohë, drejtuesi i institucionit Adriatik Onjea akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se është larguar drejt Greqi.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy përgjegjësit teknikë, P.C. dhe A.B., ndërsa për brigadierin A.L. është caktuar masa “arrest në shtëpi”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *