Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj po drejtohej për në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë, kur një grup aktivistësh të “Lëvizjes Bashkë” hodhën tufa parashë në drejtim të tij.
Aktivistët e ndoqën Ahmetajn me thirrjet “jeni të gjithë hajdutë”, “të gjithë të korruptuar” apo “miratoni minimumin jetik”.
Aktivistët e “Lëvizjes Bashkë” ishin mbledhur para Kuvendit në shenjë proteste teksa në sallë diskutohet propozimi për rritjen e pagave për zyrtarët e lartë publike.