Nga Daut Dauti

Në FB i përcjelli postimet e miqve që i kam nga vendet e ish-Jugosllavisë, përjashtuar Slloveninë, por përfshirë dhe Bullgarinë, Rumaninë dhe Shqipërinë. Janë njerëz që merren përafërsisht me gjërat që merrem unë. Pra, janë gazetarë, historianë, shkrimtarë, publicistë …

Sot më bëri përshtypje postimi i një mikeje kroate që është shkrimtare dhe ish-luftëtare (me pushkë në krah) për pavarësinë e Kroacisë. Ajo flet për një mani shfrenuese të të rinjve kroatë, madje edhe fëmijëve, për ta mësuar anglishten dhe për ta lënë anash gjuhën amtare; për një dëshirë që të dëgjohet një muzikë e pakuptimtë; për gazetarinë e çoroditur që i ka humbur parimet; dëshirën për ta harruar shpejt të kaluarë … E tërë kjo gjë bëhet në vrapin për të bërë pasuri dhe famë.  

Me fjalë tjera, sikur ta kishte shkruar postimin për gjendjen në Kosovë apo Shqipëri. Të ngjashme janë postimet e serbëve, boshnjakëve, bullgarëve dhe rumunëve. Flitet për ndikimin që ka ardhur nga globalizimi dhe efektin që ka krijuar në akulturim. Këtu duket që vetëm Greqia dhe Turqia (deri diku) i kanë ikur këtij akulturimi. Ndoshta për shkak që institucionet e këtyre dy vendeve janë më të fuqishme dhe më tradicionale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *