Shërbimi rus i inteligjencës së jashtme ka ngritur akuza ndaj Britanisë dhe Francës, duke pretenduar se këto vende po planifikojnë të furnizojnë Ukrainën me armë bërthamore për të forcuar pozitën e saj në luftën kundër Rusisë.
Sipas deklaratës së publikuar nga inteligjenca ruse, ky veprim synon të rrisë peshën negociuese të Kievit në konfliktin që ka hyrë në vitin e pestë. Moska e cilësoi këtë skenar si tepër të rrezikshëm dhe paralajmëroi për pasoja serioze.
Autoritetet ruse kritikuan ashpër atë që e quajtën një plan të papërgjegjshëm nga Londra dhe Parisi, duke theksuar se këto vende nuk mund t’i shmangin përgjegjësinë nëse akuza të tilla rezultojnë të vërteta.
Pas këtyre pretendimeve, zyrtarë rusë kërkuan që Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të nisin një hetim për të verifikuar situatën.

