Prokuroria në Hagë tha gjatë seancës së së martës se të akuzuarit kanë pasur një rol të fortë kolektiv si anëtarë kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në rolet që kishin, ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e përbashkët kriminal, të koordinonin veprimet e tyre dhe mohuan veprat penale në mënyrë që t’i gënjenin ndërkombëtarët,” u tha gjatë seancës, raportoi EO.
Hashim Thaçi përshkruhet si njëri prej themeluesve të UÇK-së, duke cituar disa deklarata të Azem Sylës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë prezent në sallën e gjyqit.
Sot është dita e dytë e shpalosjes së deklaratave përmbyllëse në rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale në Hagë.
Prokurorët paralajmëruan se do t’u nevojiten rreth dy orë për të shpalosur përgjegjësitë penale të të akuzuarve, ndërsa në fund, prokurorja e specializuar Kimberly West do të mbajë një fjalë përmbledhëse. Më pas fjalën do ta ketë mbrojtësi i viktimave.

