Muhamed Salah mund të jetë duke kaluar ditët e fundit si lojtar i Liverpulit. Mediat britanike raportojnë se sauditët e Al-Itihadit i kanë ofruar egjiptianit një kontratë stratosferike: 600 milionë euro për 3 sezone.
Këto shifra do e bënin sulmuesin lojtarin më të paguar në botë duke kaluar dhe Kristiano Ronaldon pjesë e Al-Nasr.
Raportohet se Salah po e shqyrton këtë ofertë, ndërkohë që Liverpuli ka filluar të kërkojë një zëvendësues për të dhe emri më i lakuar është ai i Frederiko Kiezës nga Juventusi.