Presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi u tregua i prerë në konferencën për shtyp të mbajtur për prezantimin e Luis Enrikës si trajner i ekipit. Ai u shpreh së është shumë i zhgënjyer nga saga rreth të ardhmes së Kilian Mbapesë duke shtuar se i ka dhënë sulmuesit 2 javë kohë për të marrë një vendim nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga ekipi parizien.
“Nuk mund të humbasim falas lojtarin më të mirë në botë. Jam shumë i zhgënjyer, por nëse dëshiron të largohet porta është e hapur. I jap maksimumi 2 javë për të vendosur. Largimi i tij me kosto zero do të ishte një humbje e madhe për klubin. Klubi është më i madh se kushdo, askush nuk është mbi klubi, madje as unë.” – u shpreh Al –Khelaifi.