Gjykata Themelore në Prishtinë hapi sot procesin gjyqësor për kanosje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në bankën e të akuzuarve ndodhen Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani.
Të dy të pandehurit i mohuan akuzat, duke deklaruar se postimet e tyre në rrjetet sociale nuk përbëjnë kërcënim për jetën e Kurtit.
Kryeministri ishte personalisht i pranishëm në seancën e parë, ku theksoi se, si palë e dëmtuar, po e përfaqëson vetë veten në këtë proces. Ai shtoi gjithashtu se nuk do të kërkojë dëmshpërblim financiar, edhe nëse gjykata vërteton akuzat për kanosje ndaj jetës së tij.