Në mbyllje të procesit të numërimit të votave, rezultoi se kryeministri i Kosovës ka marrë 337.101 vota.
Nga këto, Albin Kurti ka marrë 290 mijë vota brenda Kosovës, ndërsa pjesën tjetër nga votimi me postë dhe në përfaqësitë diplomatike.

Deri në këto zgjedhje, ishte presidentja Vjosa Osmani ajo që mbante rekordin si më e votuara në Kosovë, me 300.788 vota të marra në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 si drejtuese e Listës Guxo në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.