Në deklaratën më të fundit të pasurisë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se si pasuri të paluajtshme ka vetëm një apartament me sipërfaqe prej 67 metrash katrorë, e blerë në vitin 2018 përmes kredisë në shumë prej 400 mijë euro, banesë e cila figuron në emrin e bashkëshortes së tij.
Kurti ka deklaruar gjithashtu se i detyrohet bankës një shumë prej 270 mijë euro për blerjen e apartamentit.
Kryeministri i Kosovës gjithashtu ka deklaruar të ardhura vjetore prej vetëm 19 mijë eurosh, duke e bërë atë kryeministrin më të “varfër” në Ballkan.