Portieri shkodran e nisi sërish titullar përballjen që Kaljari zhvilloi në transfertë ndaj Xhenoas e mbyllur në barazim 2-2.
“Sofascore” e vlerësoi portierin shqiptar me notën 7.3, ndër tre vlerësimet më të larta në skuadër.
Pavarësisht se pësoi dy gola, Sherri kreu katër pritje vendimtare.
Kjo është hera e dytë që Sherri luan titulllar pas ndeshjes me Milanin.
Sherri kaloi nga Egnatia te Kaljari ndërsa tashmë po lufton për një vend titullari në skuadrën nga Sardenja.