Alfred Peza e dorëzoi dorëheqjen tij pranë Këshillit Drejtues të RTSH-së një vit e dy muaj pas marrjes së mandatit.
Ai u zgjodh në krye të këtij institucioni në qershorin e vitit të kaluar.

Mandati i Pezës ishte 5-vjeçar, por ai largohet nga drejtimi pa e përmbushur as gjysmën e tij.
Opozita e ka akuzuar vazhdimisht Alfred Pezën për shkarkime të paligjshme të punonjësve dhe për vendosjen e televizionit publik në shërbim të propagandës qeveritare.