Alfred Peza është zgjedhur drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar.
Këshilli Drejtues ka votuar me votim të fshehtë në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme – raporton Lapsi.al
Në garë për marrjen e këtij posti ishin 4 kandidatë, Alfred Peza, Laureta Roshi, Enrik Mehmeti dhe Helidon Haliti. Ky i fundit u tërhoq nga gara për shkak të problemeve shëndetësore.
Më herët postin e drejtorit të RTSH-së e ka mbajtur Enkelejd Joti, i cili u lirua nga detyra pak javë më parë dhe u emërua zv/ministër i Mbrojtjes – thekson Lapsi.al.