Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili kryeson listën e kandidatëve të Këshillit Bashliak të Tiranës për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, theksoi se rezultati i humbjes në zgjedhje duhet lexuar me përgjegjshmëri dhe reflektim.
Alimehmeti beson se reformimi i partisë duhet të paraprijë bashkimin e saj, pasi u pa qartë se përçarja solli një rezultat katastrofik në përballjen elektorale me mazhorancën në pushtet.
“Gjithmonë bashkohem sa herë ka numër të ulët votuesish nuk është mirë për demokracinë dhe është gjithmonë në favor të pozitës. Sa herë ndodh diçka kjo është në sjelljen time së pari sytë hidhen drejt vetes. A mund të kshim punuar ne më mirë? Përçarja patjetër ka pasur efektin e vetë. Ishte pasojë e një ndërhyrje dhe nga ana e qeverisë që me forcë e zvarrit problemin gjyqësor. Ne kemi nevojë brenda nesh për një reformim, për karshi bashkimin tonë brenda shtëpisë.” – tha Alimehmeti.