Drejtuesja e Komisionit ër Punë të Jashtme në parlamentin britanik, Alisia Kërns vijon të jetë kritike ndaj vendit të saj, SHBA-ve dhe BE-së lidhur me mosvendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë pas sulmit terrorist në Kosovë.

Ajo shkroi në tuiter se Serbia kreu një akt të hapur agresoni me vrasjen e një polici të Kosovës, ndërsa Beogradi nuk po vuan asnjë pasojë për veprimet e tij.

“Radoiçiqi mbetet i lirë në Serbi. Ende s’ka pasoja për Beogradin nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja, BE-ja, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve dhe pas rolit në dëmtimin serioz të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së. Diplomacia e parandalimit?” – ka shkrua ajo.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *