Deputetja britanike kritikoi deklaratat e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian sipas të cilëve Kosova po vepron në mënyrë të njëanshme me vendimin për hapjen e Urës së Ibrit. 

Alisia Kërns rikujtoi se BE-ja vijon të mos e ndëshkojë Serbinë për sulmin terrorist të Banjskës, ndërkohë që kërcënon Kosovën me masa të reja nëse Ura e Ibrit do të hapet. 

Kërns kërkoi nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar një qëndrim të qartë dhe të prerë lidhur me këtë çështje. Sipas saj urat kanë shërbyer gjithmonë si simbolika bashkimi mes popujve dhe jo si argument për ndarjen e tyre.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *