Deputeti demokrat akuzoi nga foltorja e kuvendit përfaqësuesit socialistë për hipokrizi dhe fyerje të ndërgjegjes historike sa herë që flasin për kategoritë që vuajtën persekutimin komunist. Sipas Tomor Alizotit, pasuesit ideologjikë të Partisë së Punës duhet të heshtin për 1000 vjet për vuajtjet që u shkaktuan shqiptarëve.
“Flasin sekretarët e rinisë për Spaçin. Flisni ju për nënat që ngjisnin maloren e Spaçit, bashkë me to dhe unë si fëmiijë i vogël.
Fliani ju për Xhelal Koprenckën, apo për Tom Ndojën të cilit i nxorët sytë për eksperimentim. Morët një doktrinë të hartuar nga kriminelët më të mëdhenj të botës dhe e imponuat te një popull i vogël.
A jeni ju opingaxhinj më patriotë se Gjergj Fshta, se Arshi Pipa, se Faik Konica?” – tha ndër të tjera Alizoti.