Gazetari Almer Toska ka hedhur akuza të forta lidhur me zëvendës-kryeministren Belinda Balluku. Sipas informacionit që ai disponon, Balluku rrezikon të dënohet me burg për çështjen e aksit rrugor Korçë–Ersekë.
Toska gjithashtu deklaroi se Prokurori Dritan Prençi është kërcënuar për dosjen Balluku.
“Amerikanët shohin si të vetmen zgjidhje largimin e Ramës dhe Ballukut. Balluku do të përballet me drejtësinë për aksin Korçë–Ersekë, ku sipas të dhënave ndan pjesën e tenderëve dhe vendos se kush merr pjesë. Ndryshe nga rastet e tjera, për këtë çështje nuk ka mundësi arresti shtëpie. Tuneli i Murrizit ka grumbulluar prova të mjaftueshme që Balluku dhe drejtorët e saj të përfundojnë në burg. Ata po përpiqen të fitojnë kohë, por vjedhjet janë të dokumentuara. Janë sekuestruar 13 telefona të oligarkëve të përfshirë…”, tha Toska.

