Xabi Alonso po projekton rindërtimin e Real Madridit, duke nisur fillimisht nga përforcimet në mesfushë.

Mediat pranë klubit mbretëror raportojnë se tekniku i ri i ka kërkuar presidentit Florentino Perez të afrojë në skuadër Rodrin nga Manchester City.

Alonso beson se fituesi aktual i Topit të Artë është zëvendësuesi ideal për të mbyllur boshllëkun e lënë nga largimet e Toni Kroos dhe Luka Modriç.

Problemi kryesor mbetet çmimi i lojtarit, pasi Manchester City kërkon të paktën 100 milionë euro për Rodrin, i cili së shpejti do të mbushë 30 vjeç.

Mbetet të shihet nëse Reali do të paguajë një shumë të tillë, duke pasur parasysh moshën e lojtarit, ndërsa Alonso është i bindur se Rodri ka ende vite të arta përpara në karrierën e tij.

By Editor