Lajmin e dha Luka Manineti nga “Radio Rossonera” sipas të cilit sulmuesi spanjoll ka zgjedhur kuqezinjtë për të vijuar karrierën e tij.
Gazetari shkruan se marrëveshja do të publikohet së shpejti. Sulmuesi spanjoll do të jetë blerja e parë me peshë për trajnerin e ri Fonseka.
Së fundmi, kapiteni i Spanjës kishte shprehur pakënaqësi për trajtimin e tij te Atletiko e Madriit duke u shprehur se do të ndryshonte ambient.