Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shprehur shqetësim për veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat synojnë të pengojnë certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas ambasadës, këto veprime janë afatshkurtra dhe përçarëse, duke rrezikuar stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e Dialogut Strategjik, i pezulluar që nga shtatori për shkak të tensioneve politike.

“Veprimet e VV-së pengojnë qytetarët që të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike dhe dëmtojnë stabilitetin e vendit, si dhe mundësitë për bashkëpunim ekonomik me SHBA-në”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Gjatë mbledhjes së fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dy anëtarë të VV-së votuan kundër certifikimit të Listës Serbe, ndërsa shtatë anëtarë abstenuan dhe dy të tjerë, përfshirë kryesuesin Kreshnik Radoniqi dhe anëtaren serbe, votuan për. Si pasojë, certifikimi i Listës Serbe dështoi, sikurse kishte ndodhur edhe në zgje

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *