Në një video të publikuar nga ambasada e SHBA-ve, gjyqtarja Saida Dollani shprehet se bandat kriminale kanë kërcënuar atë dhe familjen e saj, ndërsa shtoi se bashkëshorti i saj është përballur drejtpërdrejt me këto kërcënime.

“Në një karrierë të gjatë si gjyqtare pa asnjë kompromis me padrejtësinë dhe të paligjshmen kam hasur si trysni, ashtu edhe kërcenime. Pjesë e kërcenimeve të krimit të organizuar ka qenë edhe familja ime. Bashkëshorti ishte ai që e përjetoi drejtpërdrejt këtë kërcënim…Gjithmonë më thoshte, ke marrë përsipër të jesh gjyqtare, bëje detyrën tënde sa më mirë, nuk e bën vetëm për fëmijët e tu, e bën për fëmijët e të gjithëve”. – u shpreh zv.kryetarja e GJKKO-së.

Video e zv.kryetares së GJKKO u publikua gjatë Muajit të Historisë së Gruas në mars, nismë kjo e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *