Ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot tha në një intervistë televizive se shteti i tij nuk e ka pezulluar liberalizimin e vizave për Kosovën dhe se vendimi hyn në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm. 

Diplomati francez sqaroi se deklarata e presidentit francez, Emanuel  Makron në Tiranë ishte keqinterpretuar pasi ajo përmbante vetëm një mesazh politik për Prishtinën dhe Beogradin që ato të përmbushin detyrimet në procesin e dialogut.

“Presidenti është pyetur në fund të një vizite bilaterale në Shqipëri, gjatë së cilës marrëdhëniet në mes të Francës dhe Shqipërisë janë përforcuar. Pra, ka pasur një pyetje për situatën në Kosovë dhe ai ka dashur t’i vendosë të dy palët, Kosovën dhe Serbinë, para përgjegjësive.” – tha ambasadori Guerot.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *