Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit në OKB tha gjatë fjalës së tij se misioni i UNMIK-ut duhet të largohet nga Kosova, pasi nuk ka asnjë detyrë për të kryer.

Xhon Kelli shtoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë të vetmin synim njohjen reciproke mes dy shteteve.

“Koha për të mbyllur UNMIK-un ka ardhur. Rekomandojmë që UNMIK-u të fillojë të transferojë funksionet e veta te agjencitë e tjera të OKB-së në terren, të cilat kanë funksion më të mirë për këtë punë, në mënyrë që procesi drejt përfundimit të jetë gradual, jo i paparashikuar. SHBA kërkon që të zbusë shpenzimet e panevojshme. UNMIK është mision paqeruajtës ‘pa paqeruajtës’. 89% e buxhetit shkon për pagat e punëtorëve, edhe pse misioni prej shumë kohësh e ka tejkaluar mandatin e vet. SHBA u bën thirrje shteteve anëtare që ta rishikojnë këtë mandat, në mënyrë që së bashku të fillojmë një përmbyllje konsistente,” – ka thënë ai.

By Editor