Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha reagoi pasi ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla iu ndalua fjala në gjuhën shqipe gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurisë së OKB-së.

Hoxha tha se delegacioni i Kosovës kishte paraqitur paraprakisht një kërkesë me shkrim që fjala e Gërvallës të mbahej në gjuhën shqipe, por kërkesa u refuzua.

“Rregulli 44 flet për një përfaqësues që është në gjendje të mbajë një fjalim në një gjuhë të ndryshme nga gjuhët e Këshillit të Sigurimit dhe do të sigurojë përkthim në njërën nga ato gjuhë. Këtë ua ka ofruar Kosova shërbimeve përkatëse me shkrim. Kosova dhe Serbia kanë folur në gjuhën angleze ose në gjuhën që kanë zgjedhur, gjatë mbledhjeve të Këshillit në 2018, 2015, 2014, 2013 dhe 2012. Pra, nuk duhet të ishte çështje diskutimi dhe këtu nuk duhet të kishte kundërshtim.” –  theksoi ambasadori Hoxha.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *