Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha para nisjes së seancës plenare se votimi i amnistisë penale është një pazar mes qeverisë dhe Rithemelimit me synimin e vetëm për të goditur veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme. 

Basha ironizoi me fraksionin tjetër demokrat të drejtuar nga Sali Berisha duke theksuar se revolucioni u katandis në pazar të ulët politik me synim amnistimin e të korruptuarve. 

“Pothuajse asnjë protestues nuk përfiton dhe për këtë mjafton të shihnit analizën e PD të pazarit të bërë në fshehtësi. Që përfitojnë me këtë propozim të dënuar nga SPAK kjo është evidente dhe mjafton të shikoni shënimin tim.

Fakti është i thjeshtë, aleanca anti-SPAK kjo është përpjekje për të kthyer opozitën në një aneks të mazhorancës. Ja ku u katandis revolucioni, në një Pazar me Edi Ramën për të liruar zyrtarët e korruptuar.” – tha Basha.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *