Njohësi i çështjeve ekonomike, Zef Preçi ofroi një analizë të gjatë duke theksuar se biznesmeni italian, Françesko Beketi e ka fituar çështjen në Arbitrazh dhe qeveria shqiptare nuk ka zgjidhje tjetër vetëm të paguajë dëmshpërblimin prej 108 milionë eurosh.

Preçi nënvizon ndër të tjera se qeveria shqiptare nuk mund të denoncojë vendimin e Arbitrazhit të Bankës Botërore, pasi veprimi do të kishte pasoja në imazhin e vendit dhe në klimën e investimeve të huaja.

“Duke njohur (pa)fuqinë e qeverise shqiptare sidomos në arenën ndërkombëtare, veçanërisht aty ku SHBA është palë e aq më tepër “violinë e parë”, por edhe rolin e propagandës trushplarëse që prodhon me shumicë kjo qeveri, nuk besoj kurrë se mund të arrihej deri te akti i denoncimit të Konventës se ICSID.

Domethënë gjithçka thuhet publikisht rreth kësaj teme vlen deri në shpikjen e lodrës se radhës, ndonjë përrallë me financim rus, kinez, etj., ose deri në dërgimin prapa hekurave për “përgjegjësi personale” të ndonjë zyrtari shumë të lartë tashmë në liste-pritjeje… Ndërkaq shteti shqiptar, pavarësisht se kush qeveris, do të paguajë deri me një gjobën dhe shpenzimet e gjyqit që tejkalojnë 110 milion eurot e fillimit dhe çfarëdo kërcënimi a vonese për të mos paguar vetëm se e shton këtë shumë në kurriz të qytetarëve të varfër të këtij vendi.

Në një rasti hipotetik, duke menduar për një çast sikur qeveria/Kuvendi i Shqipërisë do ta denonconte këtë konvente, përfitoj nga rasti te paralajmëroj se kjo do të ishte shumë e rrezikshme.

Madje edhe vetëm artikulimi në formë kërcënimi për autoritetet e ICSID dhe në formë qetësimi për militantet e verbër partiakë këtë fillim fushate, nuk përbën asnjë çudi që në gjashtë muajt që vijnë të përballemi me padi të re ndaj qeverisë shqiptare, por edhe me ndjeshmëri të rritur të investitorëve të huaj që janë prezent në vendin tonë, apo që kanë dilema për të investuar këtu.

Dyshoj shumë se me këtë mënyrë qeverisjeje vendi ynë po bëhet edhe me pak tërheqës për investimet e huaja direkte, ndërsa ndjeshmëria e institucioneve financiare botërore pritet te rritet mbas këtyre deklarimeve (edhe pa ndërmarrë asnjë hap institucional për denoncimin e ICSID).

Mjafton të kujtojmë që qeveria shqiptare është duke hulumtuar tregjet botërore për të marrë një hua të re shtetërore prej 400 apo 500 milionë eurosh në formën e Eurobond-it, proces që nuk mund të mos ndikohet (nëse nuk do të kushtëzohet) nga qartësimi i situatës me pagesën – e detyrueshme për fat të keq – ndaj Hydro S.r.l. and others v. Republic of Albania (ICSID Case No. ARB/15/28) të anatemuar nga drejtuesit e qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës thjesht dhe vetëm për interesa politike rreth kontrollit mbi mas-median. Fola dhe lava shpirtin tim.” – thekson ndër të tjera Preçi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *