Kombëtarja e Brazilit vijon të jetë në kërkim të një trajneri i cili do të marrë vendin e Tites që dështoi në Botërorin e Katarit. Emrat e përfolur për të marrë drejtimin e Selesaos janë disa dhe më i lakuari kohëve të fundit është Karlo Ançeloti.

Tekniku i Realit të Madridit foli në konferencën për shtyp para derbit me Atletikon e Madridit ku theksoi se do të respektojë kontratën me madrilenët që skadon në 2024-ën.

“Mendoj se do të vijoj të jem trajneri i Real Madridit. Jam shumë i qetë, kam një kontratë (skadon verën e 2024-ës) e vetmja gjë që mendoj është si të fitoj ndeshjet.”- u shpreh Ançeloti.

Tekniku Italian ka thënë disa herë se do të dalë në pension pas përfundimit të aventurës me Realin e Madridit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *