Real Madrid's Italian coach Carlo Ancelotti (L) and Real Madrid's Italian assistant coach Davide Ancelotti look on before the start of the Spanish League football between Club Atletico de Madrid and Real Madrid CF at the Wanda Metropolitano stadium in Madrid on May 8, 2022. (Photo by GABRIEL BOUYS / AFP) (Photo by GABRIEL BOUYS/AFP via Getty Images)

Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabricio Romano, Reali i Madridit ka vendosur tashmë pasuesin e Karlo Ançelotit në stolin madrilen. Bëhet fjalë për Ksabi Alonson, i cili ka konfirmuar largimin nga drejtimi i Bajer Leverkusenit në fund të këtij sezoni historik.

Romano raporton se Karlo Ançeloti do të nderohet me një ceremoni lamtumire në “Santiago Bernabeu”, përpara se të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit në muajin qershor.

Marrëveshja mes Realit të Madridit dhe Ksabi Alonsos pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, duke i hapur rrugë një epoke të re për “Los Blancos”.

By Editor