Karlo Ançeloti mendon se nuk ka një futbollist të vetëm për t’u shpallur si më i miri i historisë.
Timonieri i Realit të Madridit u pyet nëse Mesi ishte më i miri, por italiani la të kuptohet se futbolli ka disa epoka të lavdishme.
“Nuk e di nëse Mesi është më i miri në histori. Mendoj se nuk është e drejtë të flitet kështu. Nuk do e dëgjoni nga goja ime se Mesi është më i miri i historisë. Kam stërvitur disa Topa të Artë dhe kam parë duke luajtur Krojfin dhe Maradonën.” – u shpreh ai.