Sonte luhet përballja e dytë çerekfinale mes Çelsit dhe Realit të Madridit me sfidën e parë që u fitua nga madrilenët 2-0 me golat e Benzema dhe Asensio.

Tekniku i kampionëve në fuqi të Europës, Karlo Ançeloti u shfaq optimist para takimit duke u kujtuar të gjithëve se Reali i Madridit nuk është vetëm vetëm klubi mbretëror i Spanjës, por dhe mbreti i Championsit.

“Jemi mirë, të motivuar, si gjithmonë… Këto janë ndeshje të rëndësishme në një kompeticion të rëndësishëm dhe duke menduar se duhet të luajmë një ndeshje të plotë sepse kanë mbetur edhe 90 minuta dhe gjithçka mund të ndodhë. Ne jemi gati të japim më të mirën. Historia thotë se ky klub është mbreti i kompeticionit dhe ne jemi pjesë e një pjese të vogël të kësaj historie. Një histori që do të donim ta zgjeronim.”- u shpreh Ançeloti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *