Tekniku i Realit të Madridit tha pas sfidës ndaj gjermanëve të Lajpcigut se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje të keqe në çdo aspekt dhe se ishin me fat që arritën të kalojnë në çerekfinale.

“Luajtëm keq, në çdo aspekt. Ishim të ngadaltë në sulm dhe në presionin ndaj kundërshtarit. Ata kanë cilësi dhe na vunë në vështirësi. Në pjesën e dytë e rritëm disi ritmin, por sërish nuk ishim aty ku duhet dhe ata na sulmuan vazhdimisht duke na mbajtur nën presion deri në fund. Rëndësi ka kualifikimi dhe të tilla ndeshje shërbejnë shumë për të ndrequr gabimet në fazën tjetër” –  tha Ançeloti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *