Humbjet me Barcelonën dhe Milanin në shtëpi e kanë tronditur mjedisin në Madrid.
Mediat pranë klubit mbretëror raportojnë për një raport të thyer mes Karlo Ançelotit dhe lojtarëve.
Trajneri duket se e ka humbur prestigjin e tij në dhomat e zhveshjes ndërsa në grup ka lojtarë të pakënaqur.
Drejtuesit e klubit i dhanë besim, por gjasat që Ançeloti të mbyllë sezonin duken të pakta.
Mediat raportojnë se Ksabi Alonso është në pritje për të marrë drejtimin e ekipit sezonin e ardhshëm.
Po ashtu raportohet se në organikë ka zëra që pretendojnë se ardhja e Kilian Mbape ka prishur disa ekuilibra në skuadër dhe Karlo Ançeloti nuk po arrin të integrojë sulmuesin në skemat e tij.