Ish-mesfushori i Mançester Junajtid kujtoi kohët kur ishte shok skuadre me Kristiano Ronaldon. 

Braziliani the se Ronaldo kishte një regjim shumë të rregullt dhe stërvitej me intensitet krejt të ndryshëm nga pjesa tjetër e skuadrës.

“Për thuajse një vit, unë dhe Nani jetuam në shtëpinë e Cristiano Ronaldos. Stërvitja ishte në orën 9:30, por ndonjëherë na duhej të shkonim në 6:30 sepse Ronaldo shkonte gjithmonë më herët dhe stërvitej individualisht. Nani dhe unë më pas flinim në qendrën sportive derisa të vinte ora për t’u stërvitur së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.” – u shpreh Anderson i cili ishte pjesë e Junajtid në vitet 2007-2015.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *