Analisti Andi Bushati ka komentuar kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, me qëllim vendosjen e një mase sigurie ndaj saj. Sipas Bushatit, janë minimale gjasat që kryeministri Edi Rama të lejojë dorëzimin e imunitetit, ndërsa akuzoi Partinë Socialiste se vepron mbi logjikën e grabitjes së pushtetit dhe pasurisë publike.

Ai tha se reagimi i propagandës qeveritare e cilëson veprimin e SPAK si hakmarrje politike, por sipas tij kjo nuk ndryshon thelbin e problemit. “Kjo nuk është më çështje juridike, por politike”, u shpreh Bushati.

Sipas tij, skema e pushtetit funksionon duke nisur nga manipulimi i zgjedhjeve, vijon me abuzime në tendera dhe koncesione dhe më pas mbrohet me argumentin se pushteti buron nga vota. Bushati e cilësoi këtë si një “kurth juridik”, ku sipas tij Rama do të mbajë Ballukun në detyrë dhe do ta paraqesë situatën si tentativë për grusht shteti.

Ai shtoi se SPAK-u, i ndodhur nën presion të fortë, po reagon me mjetet që ka në dispozicion, ndërsa akuzoi qeverinë se “vjedh Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet dhe vjedh zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë”.

Në fund, Bushati deklaroi se çështja e imunitetit ose do të zvarritet, ose nuk do të ndodhë fare, pasi sipas tij “ky pushtet qëndron mbi vjedhjen”. Ai bëri thirrje që të mos pritet më nga opozita parlamentare, por nga një grup qytetarësh të besueshëm, të cilët të kërkojnë në Gjykatën Kushtetuese nxjerrjen jashtë ligji të Partisë Socialiste, duke e cilësuar si “bandë kriminale me grabitjen si nen të parë të statutit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *