Duke folur në Euronews Albania rreth procesit të zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe në Kosovë, gazetari Ben Andoni u shpreh se serbët e këtij komuniteti do të zgjedhin largimin nga Kosova.

Andoni theksoi se ky komunitet është përdorur nga Beogradi si marionetë për të destabilizuar Kosovën duke u lënë pa projekte zhvillimore dhe pa të ardhme.

“E vetmja rrugë që do ngelet për serbët e veriut është largimi. Është trend ballkanik, vendi ynë është gati në rreshtin e parë të largimit. Por edhe serbët e Kosovës, vetë Kosova sidomos, do e shikoni në fillim të vitit 2024, kur të hyjnë procedurat reale të liberalizimit të vizave, ju do e kuptoni që një pjesë e tyre patjetër që do largohen.

Do largohen sepse nuk mund të vazhdohet kështu. Në veri të Kosovës, më shumë kanë mbetur njerëz që nuk janë të zotët për punë dhe përfitojnë, ju e dini kanë përfituar nga problemet e energjisë që Beogradi e mbulonte, apo të paktën shteti i Kosovës nuk merrte para. Nga këto benefite të vogla rrinin aty, mbijetonin, sepse kjo është politika e serbëve. Ata donin që Kosova të mos shpopullohej nga serbët.”- tha Andoni.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *