Nga Ermal Mulosmani
Përfshirja e sa më shumë anëtarëve të PD-së në pushtetin e Ramës është shenja e parë e rilindjes së monizmit. Tashmë nuk ka nevojë që të ndërrojë Edi Rama. Ai do të jetë gjithpërfshirës, vetëmjaftues. Do të japë pushtet sa më shumë anëtarëve të partisë kundërshtare. Kanë hequr keq, vite të tëra pa punë, në pritje. Edi Rama është mbi partitë. Le të bëhen zgjedhje, le të ketë ndonjë deputet edhe opozita. Sa për të thënë.
Por zoti Rama nuk mund të braktisë komunitetin demokratikas në fatkeqësinë e tyre. Si fillim pushteti lokal, ndonjë drejtor atje. Pastaj, gradualisht, do të mbërrijmë te ndonjë ministër, me gjasme “teknik”, e kështu me radhë.
Me qenë me PD-në, këto kohë, nuk është edhe aq keq.
E keqja ime është se nuk i kam punët mirë as me PD-në…