Anglia prek gjysmëfinalen pas goditjes së penalltive duke mos bindur sërish me lojë.
Zvicra kaloi e para në epërsi me Embolo ndërsa Anglia barazon me Saka që mposht portierin Somer me një goditje nga jashtë zone.
Anglia ishte e vakët gjatë 120 minutave, ndërkohë që zviceranët goditën traversën me Xherdan Shaqirin në shtesë.
Nga pika e bardhë anglezët tregohen të saktë në pesë penallti ndërsa i vetmi që gabon për helvetikët është Akanzhi i cili ndalet nga Pikford.
Anglia përballet në gjysmëfinale me fituesin e përballjes Hollandë – Turqi.